Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën pas zgjedhjes, Berisha shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë. Fjala përshëndetëse e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjes si zv/President në CDI.

Faleminderit z. President. Jam shumë, shumë i nderuar me besimin që më dhatë. Fuqia ime në jetë është lufta ndaj diktaturave. Kam kuftuar kundër diktaturës komuniste, dhe tani unë luftoj kundër një diktature autoritare.
Z.President, shumë, shumë vite më parë duke lexuar Samuel Huntington zbulova se nga të gjitha format e diktaturës, më e keqja është mobokracia, vendosja narkodiktaturës, sepse ata nuk ndjekin as rregulla, as ligje dhe ne sot përballemi me të njëjtën gjë.

E marr këtë mundësi për t’ju siguruar që me ndihmën tuaj, të miqve tanë, ne do të bëjmë më të mirën. Çdo gjë që nevojitet që kombi im të jetë i lirë dhe të vendosim përsëri sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, demokracinë.

Do të doja të përfundoja z.President, që në përvojën time unë mendoj se kur shikoj që nga vitet ‘90, problemi ynë i madh ishte qendrimi ndaj së majtës ekstreme. E majta ekstreme përfaqëson sot kërcënimin më të madh, ndoshta për të gjithë njerëzimin. E majta ekstreme nuk është siç ishte më parë, e përqendruar në grupet ose partitë marksiste-leniniste. Tani është e përhapur, për fat të keq, shumë gjerësisht në shoqëritë civile të sponsorizuara nga Xhorxh Soros. Është shumë gjerësisht e përhapur në median e kontrolluar prej tyre dhe e majta po paguan çmimin, dhe ata e meritojnë që të paguajnë çmimin.
Sigurisht, edhe ne po e paguajmë çmimin. Ne nuk e meritojmë! Megjithatë, mendoj se është koha që ne të rishikojmë se si të mbrojmë vlerat tona nga ideologjia ekstreme e majtë, e cila synon të shkatërrojë identitetin njerëzor. Nëse marksizmi do të merrej kryesisht me pronën dhe dhe do të krijonte njerëzimin e ri, e majta ekstreme do të thotë shkatërrim i identitetit njerëzor. Kështu që, jam shumë optimist që CDI do të udhëheqë. Përpjekjet tona, janë përpjekjet e njerëzve të lirë për të siguruar dhe mbrojtur vlerat që ne ndajmë për liritë humane.

Faleminderit shumë!

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu