Ballina Aktualitet Kryetari Bashkisë Shkodër Bardh Spahia vizitë në Rumani. Takime pune dhe rrugë...

Kryetari Bashkisë Shkodër Bardh Spahia vizitë në Rumani. Takime pune dhe rrugë të reja bashkëpunimi me qytetin Timisoara

Një vizitë pune në qytetin Timisoara në Rumani, që në vitin 2023 merr stafetën si Kryeqyteti Europian i Kulturës.

Gjatë ditëve të qëndrimit në këtë qytet pata kënaqësinë të zhvilloja një seri takimesh, me synim rritjen e fushave të bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me qytetet europiane. Me kryetarin e Bashkisë z. Dominic Fritz, Kryetarin e Qarkut z. Alin Adrian Nika dhe Prefektin z.Sorin Ionescu folëm gjatë mbi të përbashkëtat që kanë dy vendet tona, fushat e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave, veçanërisht në ato që lidhen me procesin e integrimit dhe rolin që kanë institucionet lokale.

Kjo vizitë më shërbeu për të hapur mundësitë e zhvillimit të një sërë aktivitetesh e projektesh në fushën e kulturës, turizmit dhe historisë, që së bashku me institucionet e Timisoara do t’i implementojmë në Bashkinë Shkodër dhe anasjelltas.

Faleminderit “ALAR”(Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë), me Përfaqësues z. Luan Topciu, dhe Deputetit të pakicave kombëtare Rumune z. Bogdan Alin Stoica për krijimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks