Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit. Eshte hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

Polici Saimir Duçkollari humbi jetën në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit “Iliria” në Durrës. Gjatë operacioni të dështuar mbetën të vrarë edhe 3 efektivë të tjerë policie, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu