Ballina Aktualitet Kryeplaku i fshatit Kuç: Përmbytja erdhi nga HEC, u lëshua 5000 m2...

Kryeplaku i fshatit Kuç: Përmbytja erdhi nga HEC, u lëshua 5000 m2 ujë/sekondë

Kryeplaku i fshatit Kuç në Shkodër, Kujtim Toka, ka folur sot për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet ditët e fundit duke akuzuar se fajtor për dëmet e shkaktuara është lëshimi i ujit nga hidrocentrali pasi uji ka ardhur shumë shpejt dhe për 20 minuta zona është përmbytur.

“Në datë 20 ora 20:30 ka ardhur uji në mënyrë katastrofale. Për 20 minuta ka ardh uji e nuk na ka lënë me bë lëvizjen më të vogël. 

Ne jemi një fshat blegtoral bujqësor. Gjithë familjet këtu jetojnë me blegtori dhe bujqësi. Kemi dëme katastrofale. Kemi dëme si në shtëpi, bazë ushqimore, drithëra e në aspekte të tjera. 

Ka qenë një katastrofë, pasi këtu është lëshuar 4000-5000 m2 ujë/sekondë. Kanë qenë dhe ujërat e shiut, po ato janë prurje anësore se me 2000-2300 litra ujë/ sekondë Kuçi nuk përmbytet. 

Me këtë lëshim që kanë bërë pabesisht, nuk kemi pasur asnjë njoftim as unë si kryeplak, as administratori e dyshoj as kryetari i Bashkisë. Uji ka qenë prezent në 50-60 banesa. 

Ekonomia e tyre është shkatërruar tani. Nga pushteti qëndror nuk ka ardhur asnjë, vetëm nga pushteti lokal. Të gjithë fshatarët këtu prisnin të kalonin dimrin me këtë bazë ushqimore që u mblodh gjatë verës e u skadua tani,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks