Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025.
Bëhet fjalë për një platformë globale të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i tyre në energjinë e pastër, kompania “Masdar,” e cila ka për qëllim adresimin e sfidave më emergjente të qëndrueshmërisë në botë.
Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare, ku do të vlerësohen me çmime individë dhe sipërmarrës që kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës për miliona njerëz.