Gëzuar 2025! Me shëndet, mbarësi e gëzime në familjettuaja!
Në prag të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroj shqiptarët për një vit sa më të mbarë, me shëndet të mirë e gëzime në çdo familje. Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetmepër të zbritur.
Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po nëvitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën,ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty kugjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.
Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme përtë zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitine Ri.
Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj tëgjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja. Gëzuar!