Modernizimi i infrastrukturës në zonat turistike malore, ështëpjesë e rëndësishme e transformimit rrënjësor të tyre, në funksion të zhvillimit të turizmit, duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth, duke i bërë ato më të aksesueshme nga vizitorët e shumtë, por edhe lehtësisht të komunikueshme për komunitetet që jetojnë pranë tyre.

Rruga e Dukagjinit, ku përfshihen disa fshatra, mes tyre Kir, Nicaj-Shosh, Pepaj, Lotaj, Ndërlysaj, etj, është një nga rrugët ku ndërhyrjet në infrastrukturë kanë qenë të domosdoshme për lehtësimin e përditshmërisë së banorëve vendas dhe jo vetëm. 

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zonën e Dukagjinit nëShkodër, ku i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, inspektoi punimet në kantierin e hapur të rrugës sëDukagjinit, një aks është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve.  

“Është një segment i  aksit të rrugës së Dukagjinit, loti i dytë për këtë segment që kemi filluar, prej 30 km. Punimet konsisitojnënë zgjerimin e trupit të rrugës, ndërtimit të veprave të artit dhe ndërtimit të një shtrese ccakulli. Me lotin e pare prej 17 km kemi filluar punimet dhe jemi drejt përfundimit. Këtu jemi në ditët e para të mobilizimit të punimeve të kantierit. Parashikojmë që brenda vitit ky aks të përfundojë!” – shpjegoi inxhinieri i punimeve, i cili tha  se rruga është pjesë e projëktit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Rrugët e Bardha.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani, teksa diskutoi me ekspertët mbi detaje të projektit “Rrugët e bardha janë rrugë turistike në të gjithë botën, nuk është domosdoshmëri t’i hedhësh asfalt patjetër, por në proces patjetër që duhet të mirëmbahen dhe pastaj patjetër që edhe asfaltin do t’ia hedhim nuk diskutohet. Austria, Zvicra, Spanja, mos të shkojmë më lart këto që përmenda janë edhe me borë  dhe ngrica kanë zona që i mbajnë vetë kështu, po kuptohet do atë mirëmbajtjen që të jetë gjithmonë në rregull. Megjithatë ne si fillim do ta bëjmë rrugë të bardhë, se nuk na le Beneti pa e bërë, pastaj do kalojmë edhe me asfalt kuptohet.” – u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu