Ballina Aktualitet Kryeministri grek, Mitsotakis: Fredi Beleri duhet të betohet, qoftë edhe nga qelia!...

Kryeministri grek, Mitsotakis: Fredi Beleri duhet të betohet, qoftë edhe nga qelia! S’do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga konferenca tradicionale për shtyp dhënë në mediat greke në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, është pyetur edhe për çështjen e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri. Ai ka kërkuar që ai të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Ai vazhdoi duke thënë: “Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për t’u betuar një kryetar bashkie. Këtë ia kam raportuar udhëheqjes së Shqipërisë dhe nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare, por kjo është shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të kenë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së.

“Nuk do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian dhe vetë Ramës”, tha zoti Mitsotakis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks