Rikthimi në gjimnazin “Jordan Misja”, këtë herë jo si nxënës i saj, por në cilësinë e kryetarit të bashkisë Shkodër, për të uruar nxënës e mësues për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023, ishte i mbushur me kujtime dhe nostalgji.
Për të gjithë kjo është një ditë e veçantë dhe e mbushur me emocione, si për fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ashtu edhe për më të rriturit.
Jemi përpjekur të krijojmë kushte sa më të mira në institucionet e arsimit parauniversitar të Bashkisë Shkodër, duke ju përgjigjur sfidave të kohës dhe jam i lumtur që një prej këtyre shkollave që sot prezanton një realitet tjetër është edhe gjimnazi “Jordan Misja”. Uroj me zemër që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë dhe të shënojë sa më shumë arritje për nxënësit e Bashkisë Shkodër.