Kryetari i Bashkise Shkoder Bardh Spahia ju eshte drejuar me nje mesazh falenderues qytetareve qe ju bashkuan protestes se opozites. Ne rrjetin social facebook ai shkruan:

Mirënjohje për çdo të ri dhe të re, për çdo bashkëqytetar të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për emigrantët që zgjodhën të udhëtojnë drejt vendlindjes për t’ju bashkuar protestës.

Janë mesazhe shprese, frymëzim për të mos u ndalur në rrugën e nisur, atë të çlirimit të Shqipërisë nga një regjim që ka vrarë demokracinë dhe të ardhmen tonë.

Protestat janë rruga e vetme që bashkë me votën e lirë do të na japin mundësinë e ndryshimit të shumëpritur. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia e një të ardhme të sigurtë drejt familjes evropiane.

Bashkëmundemi

PartiaDemokratike

Rrugaevetmeprotesta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu