Kryetari i Bashkise Shkoder Bardh Spahia pret ne takim ambasadorin italian Fabrizio Bucci. Ne fokus bashkepunimi me Italine, investimet ne Shkoder dhe zhvillimet politike.
Italia 🇮🇹 është një prej shteteve mike dhe ndër partnerët më strategjik të Shqipërisë 🇦🇱
Kënaqësi të zhvilloja një bisedë të gjatë dhe mbushur me ide e projekte me ambasadorin Italian në vendin tonë z. Fabrizio Bucci. Thellimi i bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Italisë, rritja e prezencës së bizneseve italiane në qytetin tonë, implementimi i një sërë nismash që kanë në fokus rininë, turizmin, artin e kulturën etj, do të jenë prioriteti i punës tonë të përbashkët.
Jam besimplotë se qytetarët do t’i shohin brenda një kohe të shkurtër frytet e këtyre bashkëpunimeve, ndërsa u ndalëm edhe tek rëndësia që ka për ne Italia, si një shtet ku sot japin kontributin e tyre më shumë se gjysëm milioni shqiptar.
Me ambasadorin Bucci u ndalëm edhe tek zhvillimet politike në Shqipëri dhe rëndësinë që ka për qytetarët proçesi zgjedhor i 14 Majit, duke dëshmuar rëndësinë e votës së lirë dhe përmbushjes së standarteve.
Italia do të mbetet përherë një aleate e vyer e jona 🇦🇱 🇮🇹