Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe është paraqitur që në orët e para të mëngjesit në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar Marinaj që pa shkuar ora 08:00 dhe dosja për të cilën do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së.

Kujtojmë se Tonin Marinaj është nën verifikim sipas ligjit të dekriminalizimit nga KQZ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme me kërkesë të grupit parlamentar të PD-së.

Nga informacionet që disponohen nga demokratët, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Tonin Marinaj ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se kryebashkiaku i Malësisë së Madhe ka kryer veprimtari të paligjshme.

PD pretendon se në vitin 2025 Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale.

Sipas PD, në datën 12 maj 2016, Zyra e Gjykatës për Hetime Paraprake, pranë Gjykatës së Firences, me gjyqtar Angelo Antonio Pezzuti pasi ka shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe provat në ngarkim të të pandehurve, ku sërish relatohet se Tonin Marinaj është drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit mariuanë, ka vendosur caktimin e seancës gjyqësore paraprake në dhomë këshillimi në datën 13 tetor 2016.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike në Korrik të vitit të kaluar kërkoi fillimin e menjëhershëm të verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit nga kryebashkiaku Marinaj, si dhe referimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë SPAK), për nisje të hetimeve për fshehje të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimtari të tjera kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu