Ballina Kulture Kryebashkiaku Kristian Shkreli vlerëson mësuesin Ndoc Shaben për kontributin e jashtëzakonshëm në...

Kryebashkiaku Kristian Shkreli vlerëson mësuesin Ndoc Shaben për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Kryetari i Bashkisë Vau-Dejës, Kristian Shkreli, ka vlerësuar mësuesin Ndoc Shaben, një nga figurat e respektuara të arsimit dhe kulturës në zonë, i cili me pasion të rrallë ka ndërtuar vetë një muze, duke mbledhur dhe ruajtur pasurinë historike e kulturore të Veriut shqiptar. Ky vleresim erdhi ne nje moment te vecante per te, pasi Shaben po kalon nje periudhe te veshtire shendetesore. 

Statusi i plote i kryebashkiakut Shkreli: 

Sot, së bashku me stafin e Bashkisë, vizituam profesor Ndoc Shaben, një figurë e respektuar e arsimit dhe kulturës në zonën tonë. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave dhe në ruajtjen e vlerave historike e kulturore të krahinës. Me pasion dhe përkushtim të rrallë, profesori ka ndërtuar një muze unik, të cilin e ka kthyer në pjesë të jetës së tij të përditshme, si dëshmi e dashurisë për historinë, traditën dhe identitetin tonë. Në shenjë mirënjohjeje, i dorëzuam certifikatë vlerësimi, duke e përgëzuar për këtë trashëgimi të vyer që ai po ua lë brezave të ardhshëm.Mirënjohës! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks