Ndërsa kanë nisur 40 ditët e Kreshmes dhe gjendemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli ka uruar të gjithë besimtarët. Në rrjetin social ai shkruan:
Sakrificë, reflektim dhe përkushtim shpirtëror nisim me hyrjen në Kreshmë dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit. Këto janë ditë që na ftojnë të ndalemi, të shohim brenda vetes, të forcojmë besimin dhe të zgjasim dorën e solidaritetit ndaj njëri-tjetrit e të bëjmë sa më shumë bamirësi që mundemi. Me zemër uroj që kjo periudhë e bekuar të sjellë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje, veçanërisht për ju banorë të zonës sonë, Vau Dejës, ku bashkëjetesa dhe respekti ndërfetar janë vlera që na bashkojnë. Qoftë një kohë që na afron më shumë me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Agjërim të lehtë e lutje të pranuar për çdo besimtar🙏






