Kryebashkiaku i Shkodres Bardh Spahia priti ne nje takim ne zyren e tij studente te Fakultetit Ekonomik qe po kryejne praktiken mesimore ne bashki. Ai garantoi te rinjte se do te jete perhere mbeshtetes j tyre dhe energjia e vizioni qe ato kane, i nevojiten sot Shkodres dhe Shqiperise.

Me studentë të Fakultetit Ekonomik, degët Financë dhe Turizëm në universitetin “Luigj Gurakuqi”, të cilët po zhvillojnë praktikën në Bashkinë Shkodër.

Një bashkëbisedim i frytshëm, ku mora këndvështrimin e tyre mbi punën e Bashkisë Shkodër dhe idetë që ato kanë për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Për mua rinia mbetet një aset i çmueshëm dhe prandaj prej ditës së parë në këtë detyrë jam munduar t’i jap maksimalisht hapësira, pasi energjia, vizioni dhe potenciali që rinia ka, është i jashtëzakonshëm.

Tek unë do të gjejnë gjithmonë një derë të hapur dhe mbështetje të pakursyer, pasi Shkodra ka nevojë për këtë rini, për kontributin e saj, që të çojmë përpara projektet tona dhe t’i japim zhvillimin që meriton Bashkisë Shkodër. E si më mirë dhe më bukur sesa duke patur në krah rininë, mund të realizohet e gjitha kjo!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu