Kryetari i bashkise Shkoder Benet Beci ka zhvilluar nje takim me arqipeshkvin e Shkodres dhe klerike te kishes katolike ne kete qytet, si vikari juridik dom Artur Jaku, meshtaret dom Gasper Kolaj dhe dom Kristjan Marku.

Sot në një takim kortezie me Arqipeshkvin Metropolit Shkodër-Pult dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, i shoqëruar nga një grup meshtarësh. E falënderova për urimet në emër të Kishës Katolike në Shqipëri dhe dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë në interesin më të mirë të komunitetit.
Në këtë takim u dakordësua për vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të kultit dhe të hapësirave të tyre, në përshtatje me projektet që pritet të realizohen në Bashkinë e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu