Ballina Sport Kryebashkiaku Benet Beci propozon premio prej 150 milion lekësh për Vllazninë në...

Kryebashkiaku Benet Beci propozon premio prej 150 milion lekësh për Vllazninë në rast të titullit kampion

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka propozuar një premio  prej 15 milion lekësh të reja për skuadrën e Vllaznisë, në rast të shpalljes kampione të Abissnet Superiore.
Në një postim në rrjetet sociale, Beci shkruan se kjo është një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën e gjithë qytetit, duke nxjerrë në pah emocionet që rikthehen tek tifozët kuqeblu.
Statusi Beci: 
Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti. Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë. Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë. Forca djem!
E gjithë Shkodra është me ju!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks