Ballina Sport Kryebashkiaku Bardh Spahia pret ekipin kampion të Taekwondo

Kryebashkiaku Bardh Spahia pret ekipin kampion të Taekwondo

Kanë arritur suksese të njëpasnjëshme dhe i fundit ku u shpallën kampion ishte kampionati ndërkombëtar i mbajtur në Tiranë. Për këto arritje, ekipi i Taekëondo Vllaznia u prit në një takim nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia. 38 fëmijë të grupmoshave të ndryshme së bashku me kryetrajnerin Elion Puka morën përgëzime nga kryebashkiaku Spahia, i cili e vlerësoi punën që ato bëjnë dhe krenarinë që po i japin qytetit me kupat dhe medaljet e fituara. Nga qershori për këtë ekip do të ketë edhe një mbështetje shtesë tha Spahia, pasi deri më tani nga vendimi i këshillit bashkiak të dy viteve më parë, ka qënë ligjërisht e pamundur të veprohej.

Kryetrajneri Puka falenderoi z.Spahia dhe bashkinë Shkodër për mbështetjen e dhënë në këtë vit, pasi kjo bëri që pas 1 dekada të shënohen rezultate të larta, e të sillen trofe.

Dy prej të rinjve që merren me këtë sport folën mbi sfidat dhe arritjet që kanë shënuar.

Në fund të takimit kryebashkiakut Spahia ju dhurua Kupa e Shqipërisë, ku ekipi zurin vendin e parë në kadet si shenjë falenderimi për vemendjen që ka treguar ndaj këtij sporti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks