Ballina Sport Kroacia fiton “finalen e vogël”, ballkanasit në shkallën e ulët të podiumit

Kroacia fiton “finalen e vogël”, ballkanasit në shkallën e ulët të podiumit

Kroacia fiton “finalen e vogël” të luajtur në “Khalifa International Stadium” me rezultatin 2-1. Skuadra ballkanase kalon Marokun në 90 minuta shumë të luftuara në një ndeshje ku u regjistrua pothuajse gjithçka, që nga golat e dy qëndërmbrojtësve Gvardiol dhe Dari e deri tek rrjeta e Orsic që përfitoi nga dalja e gabuar e portierit më të mirë të turneut, Bounou.

Një sfidë e fortë që ngriti në qiell ballkanasit, dukshëm më superiorë edhe në rastet e krijuara, ndërsa Modric luajti një tjetër ndeshje titullar duke mos pranuar të ulet në stol edhe pse kjo përballje kishte një vlerë simbolike.

Në këtë mënyrë, Kroacia regjistron një tjetër vend të tretë në një botëror pas Kupës së Botës 1998 dhe zbret vetëm me një pozicion krahasuar me 4 vite më parë kur u shpall kampione e botës.

Në krahun tjetër, Maroku nuk arrin të përmirësojë rekordin e vendosur pak ditë më parë pasi u bë e para skuadër afrikane që siguronte gjysmëfinalen, duke e mbyllur këtë botëror me një vend të katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks