Qindra besimtarë katolik të Shkodrës ju bashkuan meshës së vigjiljes së Krishtlindjes në katedralen e “Shën Shtjefnit”, e udhëhequr nga arqipeshkëvi Angelo Massafra. Ky është një moment lutjeve dhe reflektimi për cdo besimtar që përkujton dhuratën më të madhe të Perëndisë për njerëzimin – lindjen e Jezusit në Betlehem.

Në homelinë e kësaj meshe, arqipeshkëvi Massafra kërkoi që cdo i krishterë të ecë në jetën e tij të përditshme nga mësimet që na jep Krishtlindja dhe libri i shenjtë. Sot bota është cmendur tha ai, ndërsa kërkoi një lutje të vecantë për vendet që këtë festë po e kremtojnë në luftë. Hyji do paqe dhe jo luftë ishte apeli i arqipeshkëvi të Shkodrës.

Në të gjitha kishat katolike të Shkodrës u kremtuan meshët e Krishtlindjes, ndërsa në mbyllje famullia e Shkodrës organizoi spektaklin e fishekzjarreve për të uruar të gjithë besimtarët e krishterë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu