Qindra besimtarë të krishterë në të gjithë vendin mbushën kishat e katedralet. Me qirinj në dorë ata kremtuan festën më të madhe të ringjalljes së Krishtit.

Në Shkodër, ceremoninë e drejtoi Imzot Angelo Massafra. Ai u ndal tek mesazhet e qarta të paqes, dashurisë e tolerancës.

“Të mos kurajohemi se gjithmonë fiton Krishti, fiton Zoti. Ai ju qorton se diçka nuk po shkon në jetën tuaj, ta dini se Zoti është i madh dhe bujar,” tha ai.

Meshat u mbajtën edhe në pothuajse të gjitha qytetet e tjera të vendit, nga Elbasani, në Korçë, Durrës, e Lezhë.

Në fjalën e tij para besimtareve ipeshkvi i Dioqezes së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale, ju bëri thirrje njerezve e kryesisht burrave që të jenë me afër kishës të cilën e ka themeluar Jezusi.

Në mëngjesin e Pashkëve të dielën, Imzot Dom Gjergj Meta vuri theksin tek konfliktet që po zhvillohen sot në botë, tek korrupsioni dhe padrejtësitë sociale. 

Pas meshës së shenjtë e cila zgjati deri në mesnatë besimtarët ju drejtuan shtëpive të tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall.

Pashka është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu