Ballina Aktualitet “Kriminaliteti më bazë terrorizmin po rritet”, prokurori i antimafias: Nuk mjaftojnë skuadrat...

“Kriminaliteti më bazë terrorizmin po rritet”, prokurori i antimafias: Nuk mjaftojnë skuadrat e përbashkëta, duhet plan

Prokurori antimafias italiane Giovanni Melillo në fjalën e tij në simpoziumin e organizuar nga SPAK u shpreh se bashkëpunimi mes vendeve duhet të vazhdojë tanimë jo vetëm në skuadra të përbashkëta, por dhe në analiza për ti bërë ballë krimit.

“Do ti ofrojmë të njëjtën mbështetje drejtuesit të ri të SPAK. Është e rëndësishme që puna e institucioneve të rritet edhe më tej. Të kemi takime të përhershme dhe prokurorët e SPAK të marin pjesë në mbledhjet e zyrës sonë të antimafias dhe antiterrorizmit.

Skuadrat e përbashkëta hetimore nuk mjaftojnë, duhen analiza. Shqipëria dhe Italia duhet ti bëjnë ballë transformimeve të krimit të organizuar. Kemi sfida të mëdha përpara.

Përballë fenomeneve të korrupsionit, pasurisë së paligjshme duhet që institucionet të jenë të mbrojtura. Duhet mbështetur nga një konsunsus më i gjerë edhe politik.E rëndësishme është që edhe ne të vazhdojmë më tej, duke i rritur përpjekjet. Prokurorët e Spak duhet të dëgjojnë e të ndihen si në shtëpi në zyrën që unë drejtoj. Është i nevojshëm një integrim edhe më i madh.

Skuadrat e përbashkëta hetimorë nuk mjaftojnë më mëndoj unë, duhët vepruar mbi planin e analizës dhe planifikimit hetimor, jo vetëm ndaj krimit të organizuar por edhe në luftën kundër terrorizmit. Vendet tona kanë një sfidë të përbashkët, transformimeve të elementëve kriminalë, që po ndodhin në Mesdhe, Lindjen e Mesme e më gjerë. Kriminaliteti më bazë terrorizmin por rritet, por zgjerohet edhe lufta. Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks