Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë që ka marrë nga babai i tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti” ku në banesë, Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç.
Ky i fundit ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.