Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha 22 vjeç u vranë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Velipojë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku.

Ne kete ngjarje ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

22 vjeçari Arsid Hoxha ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33 vjeçari ka marrë tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.

Si ndodhi ngjarja 

Ka qenë ora 21:00 kur Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi janë qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit e identifikuar si Eduart dhe Gëzim Frroku.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por mësohet se si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë në hotelin e dy vëllezërve ku kishte kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier e më pas policia e shpalli në kërkim. Kjo sipas, drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, ka qenë zanafilla e këtij krimi.

Aty pati fillimisht një konflikt më 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Më pas erdhi Ersild Ishmi, 33 vjeçari në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Ishmi hodhi pistoletën, kur pa se erdhi policia dhe u largua nga vendngjarja. Ai ishte arrestuar më 14 korrik dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ngjarja nuk është harruar dhe mesa duket palët janë takuar sot sërish kur ndodhi dhe ngarja tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu