123 kallëzime janë administruara nga SPAK në lidhje me krimet zgjedhore. Sipas Prokurorisë së Posaçme, 35 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore. 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

Ndërkohë, 35 Procedime penale të regjistruara, konkretisht: 

20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.

8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.

2 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

2 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

Vepra penale për 35 procedime, konkretisht: 

29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).

4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu