Ambasada Britanike ka thirrur në një takim Kryeprokurorin Special Olsian Çela, Prokurorin e Përgjithshëm Altin Dumani dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi.

Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është strategjia e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, e publikuar në vitin 2025.

“Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, publikuar në vitin 2025. Seanca informuese mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore brenda mjedisit aktual operativ, përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve potenciale në procesin e ardhshëm zgjedhor”.

Krerët e prokurorive Dumani e Çela dhe ai i KQZ Celibashi informuan ambasadorët për punën që po bëhet për parandalimin e krimeve zgjedhore dhe organizimin për hetimin e tyre.

“Marrëveshja e re midis institucioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm i radhës në sigurimin e qartësisë së qëllimit për secilin institucion. Ambasada Britanike përshëndet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të drejta dhe të sigurta”, njofton ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu