Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në aktivitetin “Për ty natyrë”.
Një pikëtakim për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, të cilat duhet të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Edi Rama tha se është një moment i mirë për të bërë një bilanc duke kthyer kokën pas, ndërkohë që jemi të fokusuar te njëri nga aspektet më të vështira të procesit të negociatave, që është aspekti i mjedisit. Mënyra se si shihen dhe trajtohen zonat e mbrojtura është një pjesë strategjike e gjithë këtij kompleksi që lidhet me natyrën.
Shefi i qeverisë tha se duke kthyer kokën pas ka shumë arsye për të qenë krenar për ku jemi sot.
Rama: Një dekadë më parë, na u desh të bëjmë dy ndërhyrje radikale për të siguruar marrjen e një kthese të domosdoshme në kushtet kur qoftë prerja e paligjshme e pyjeve qoftë gjuetia e paligjshme ishin bërë plagë reale që zgjeroheshin mbri trupin e natyrës së Shqiëpirë.
Sot, tha Rama, mund të shikojmë me krenari rezultatet e moratoriumeve që para disa vitesh krijuan debat dhe u panë me dyshim.
Rama: Zonat e mbrojtura dhe në tërësi territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme, ishin nën agresionin e vazhdueshëm të ndotjeve dhe më vjen shumë mirë që bilanci flet për një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore. Ajo çka përbën një pikë të dosmosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim, por që pikërisht se lidhet me negociatat, si të gjitha aspekjtet e tera lidhet me të nesërmen tonë, është një menazhim shumë më i mirë dhe shumë më i sigurt i pyjeve. Jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve dhe të natyrës në tërësi. Një reformim i cili do të duhet të fillojë nga një ristrukturim i Agjencisë Kombëtare të zonave të Mbrojtura dhe i Agjencisë Kombëtare të Pyejeve duke i bërë bashkë dhe duke krijuar një sinergji mes të dyjave, për të pasur një Agjenci.
Kryeministri u ndal edhe te sfida e përvitshme, ajo e zjarreve.
Rama: Nevoja që të ndërhyjmë me shumë më tepër kurajo në aspektin e reformës dhe shumë më tepër angazhim në aspketin e vëmendjes sa i përket pyejeve është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim është çdo vit e më e madhe. Deri tani askush nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme kolosale. Për këtë arsye po angazhojmë edhe burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron që sjellin saktësi, sjellin efiçencë. Janë të buxhetuara për vitin që po vjen dhe duke ndërtruar një bazë vitin që vjen do të rrisim edhe financimet, do të rrisim edhe intensitetin e këtyre pyllëzimeve në vitet e mëtejshme.






