Ballina Bota Krim i dyfishtë në Itali, vritet me thikë çifti shqiptar! Shpallet në...

Krim i dyfishtë në Itali, vritet me thikë çifti shqiptar! Shpallet në kërkim autori i dyshuar, ish bashkëshorti i gruas

Një çift shqiptarësh janë vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre në Venecia, në via Leopardi. Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22:00 të së dielës pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për vrasje-vetëvrasje, por u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer vrasjen e dyfishtë. Ish bashkëshorti i gruas është shpallur në kërkim pasi dyshohet si autor i ngjarjes.

Sapo mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. Dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë, raportojnë mediat italiane. Personi që ata po përpiqen të gjurmojnë është po ashtu me origjinë nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks