Ballina Aktualitet Krijohet shoqata “Montenegro” në Shkodër, kryetar zgjidhet Alban Sekja

Krijohet shoqata “Montenegro” në Shkodër, kryetar zgjidhet Alban Sekja

Në Shkodër u mbajt kuvendi themelues i shoqatës “Mali i Zi”, shoqata më e re e minoritetit malazez në Republikën e Shqipërisë. Kryetar i shoqatës është zgjedhur Alban Sekja (Seknić), i cili rrjedh nga një familje e njohur e minoritetit malazez në Shkodër. Në kuvend mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Emigracionin (USDI) Arben Jakupi, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë, Gjorgje Jankoviq, përfaqësues i pakicës malazeze në Komitetin për Pakicat Kombëtare Marinko Ćulafić, Konsulli i Nderit në Shkodër Sokol Hoxha, këshilltari i përhershëm i USDI-së Zoran Gjukanoviq dhe intelektualë e anëtarë të minoritetit malazez në Shkodër. Kryetari i zgjedhur Alban Sekja thotë se organizata “Montenegro” u krijua për të ruajtur dhe promovuar vlerat artistike, kulturore e historike mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Jakupi në emër të USDI-së premtoi mbështetje të plotë për shoqatën “Mali i Zi” dhe minoritetin malazez në Shkodër përmes projekteve për realizimin e programit të kësaj shoqate. Ćulafiq vlerësoi se krijimi i kësaj shoqate është një ngjarje e rëndësishme për riorganizimin e malazezëve të Shkodrës dhe garantoi mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare. Me këtë rast u diskutua edhe për regjistrimin e ri të popullsisë “Census” dhe hapat që do të ndërmerren për sensibilizimin dhe informimin rreth këtij procesi shumë të rëndësishëm për minoritetin malazez në Shqipëri. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks