Kreu i Qarkut Shkoder Edmond Ndou uron Vitin e Ri 2026.

Fort te dashtun e te nderum banorë të qarkut Shkoder, familjare, kolege dhe miq🤗!
Ndërsa po numërojmë orët që na ndajnë nga mbyllja e këtij viti dhe hyrja në Vitin e Ri 2026, dua t’ju uroj më të mirat për vitin që vjen, me shëndet, lumturi dhe arritje të reja. Ne krye të Qarkut Shkodër, kam pasur privilegjin të ndiqja nga afër angazhimin dhe punën e palodhur të secilit prej jush në komunitetin tonë. Ky ka qenë një vit i rëndësishëm, gjatë të cilit, së bashku me kryebashkiakët e pesë bashkive të qarkut, kemi punuar për të realizuar investime dhe projekte që i shërbejnë drejtepërdrejte nevojave të komunitetit dhe bashkive tona.
Së bashku, kemi arritur rezultate të mira, për të cilat padyshim jam shume i kënaqur, dhe po ashtu kemi punuar për të realizuar edhe vitin qe vjen projekte të tjera që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Kemi organizuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë patur në fokus zhvillimin e artit dhe kulturës, promovimin turistik të rajonit tonë, si dhe shfrytëzimin e burimeve të jashtëzakonshme që ai ka. Kemi bere disa investime ne infrastrukture ne gjitha bashkite e qarkut. Nuk kanë munguar as aplikimet në projekte ndërkombëtare, bashkëpunimet me shtetet e vendeve fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian.
Të gjitha këto arritje janë rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me bashkite, qytetarët, organizatat dhe institucionet shtetërore.
Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i mbushur me sfida, por gjithashtu i mbushur me mundësi.
Me besim, bashkëpunim dhe përgjegjësi, hyjmë në vitin 2026 me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar më shumë mundësi, më shumë mirëqenie dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë banoret e qarkut Shkoder.
Bashkë kemi bere shumë pune te dobishme ne sherbim te qarkut, por ka ende punë për të bërë.
Le të bashkëpunojmë edhe më shumë në vitin 2026 për të krijuar një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë.
Gëzuar Vitin e Ri 2026🤗!
Qoftë një vit i mbarë për çdo familje te qarkut Shkoder dhe çdo familje shqiptare kudo qe eshte, brenda dhe jashte vendit🙏!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu