Kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou uron vitin e ri akademik 2025-2026 për të gjithë studentët dhe pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Statusi i plote:
Sot, me fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026, dua t’u uroj suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”! Çdo fillim sjell me vete shpresë, ambicie dhe mundësi të reja për të ndërtuar të ardhmen me dije dhe përkushtim. Arsimi është themeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të shoqërisë sonë. Si institucion vendor, do të vijojmë të mbështesim çdo nismë që përmirëson kushtet e mësimdhënies dhe që nxit cilësinë në arsim. Uroj që ky vit të jetë i mbushur me arritje, bashkëpunim dhe frymë pozitive për të gjithë! Suksese në këtë udhëtim të dijes!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu