105 Vjet  Vllaznia, Zemra Sportive e Shkodrës.

Sot me 16 Shkurt, si qytetar, si sportdashës dhe Kryetar i Këshillit të Qarkut, dua të shpreh urimet e sinqerta me rastin e 105-vjetorit të KS Vllaznia, klubit të parë sportiv në vendin tonë.

Vllaznia, me fanellën e saj simbolike Kuq e Blu, ka qenë dhe mbetet jo vetëm shkolla më e madhe e talenteve sportive në Shqipëri, por edhe klubi me tifozerinë më të zjarrtë e më të kulturuar, pasi në këto 105 vite, sporti në qytetin e Shkodrës ka qenë një pjesë e pandashme e kulturës sonë qytetare.

Sporti shkodran ka treguar se misioni i tij kryesor ka qenë zhvillimi i solidaritetit në mes të rinjve, mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe kontributi për ndërtimin e një shoqërie më të mirë. Talentet e futbollit dhe të gjithë sportit shkodran do të mbeten të pashlyeshme në kujtimet e të gjitha brezave.

Sot, në këtë ditëlindje të 105-të, kemi detyrimin të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë dhe nderimin për të gjithë sportistët pa përjashtuar këtu edhe stafet e tyre, për përkushtimin dhe sakrificat e tyre, të cilët kanë bërë histori në sport.

Ata na kanë treguar rrugën që duhet të ndjekin të rinjtë dhe fëmijët për të qenë edhe ata të suksesshëm dhe frymëzues për brezat që do të vijnë.

Gëzuar 105-vjetorin, Vllaznia, Nderi i Kombit!

Ndjehemi gjithmonë krenar për Shkodrën dhe sportistët e saj!

Kryetari i Këshillit të Qarkut

Edmond Ndou

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu