Të nderuar banorë të qarkut të Shkodrës, kolege, miq!
Ndërsa po numërojmë orët që na ndajnë nga mbyllja e këtij viti dhe hyrja në Vitin e Ri 2025, dua t’ju uroj më të mirat për vitin që vjen, me shëndet, lumturi dhe arritje të reja. Si kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, kam pasur privilegjin të ndiqja nga afër angazhimin dhe punën e palodhur të secilit prej jush në komunitetin tonë. Ky ka qenë një vit i rëndësishëm, gjatë të cilit, së bashku me kryebashkiakët e pesë bashkive të qarkut, kemi punuar për të realizuar investime dhe projekte që i shërbejnë drejtpërdrejt nevojave të komunitetit dhe bashkive tona.
Së bashku, kemi arritur rezultate të mira, për të cilat padyshim jam i kënaqur, dhe po ashtu kemi punuar për të realizuar edhe gjatë vitit 2025 projekte të tjera që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.Kemi organizuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë patur në fokus zhvillimin e artit dhe kulturës, promovimin turistik të rajonit tonë, si dhe shfrytëzimin e burimeve të jashtëzakonshme që ai ka. Nuk kanë munguar as aplikimet në projekte ndërkombëtare, bashkëpunimet dhe binjakëzimet me rajone të vendeve fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Të gjitha këto arritje janë rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët, organizatat dhe institucionet shtetërore.
Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i mbushur me sfida, por gjithashtu i mbushur me mundësi.
Bashkë kemi arritur shumë, por ka ende punë për të bërë. Do të vazhdojmë të angazhohemi për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qarkut tonë.
Le të bashkëpunojmë edhe më shumë në vitin 2025 për të krijuar një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë.
Gëzuar Vitin e Ri 2025!
Qoftë një vit i mbarë për çdo familje te qarkut Shkoder dhe çdo familje shqiptare kudo jane brenda dhe jashte vendi🙏!

Edmond Ndou, kreu i Qarkut Shkodër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu