Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou priti në zyrën e tij, arsimtarët dhe artistët e njohur të qytetit, që me kontributin e tyre të gjatë i dhanë aq shumë arsimit dhe kulturës shkodrane dhe shqiptare. Zef Çoba, Lindita Bushati, Bardhyl Hysa, Violeta Puka (Paçrami), Prek Mrishaj dhe Arben Jubani u vlerësuan në këtë ditë për gjithcka kanë bërë me punën e tyre, ndërsa Ndou e cilësoi 7 Marsin, si një nga ditët më të shënuara për kombin, pasi mësuesi ka qenë dhe mbetet një shtyllë themelore e shoqërisë.
Ai u ndal edhe tek vemendja që po i kushtohet arsimit në Shkodër me investimet e nisura në disa prej institucioneve arsimore.
Ata që një jetë ja kushtuan arsimit dhe edukimit të brezave, sot ndjejnë emocione ndërsa marrin urime dhe vlerësime për punën e bërë.

Shkodra, e njohur për historinë e saj të lavdishme në fushën e arsimit dhe kulturës, ka qenë një nga qytetet pionierë për hapjen e shkollave shqipe dhe ka nxjerrë figura të shquara kombëtare në fushën e dijes. Ndou në mbyllje të fjalës së tij shprehu një mirënjohje të veçantë për të gjithë mësuesit, të cilët kanë ndikuar në formimin e tij dhe në rrugën e dijes. Në përfundim, ai uroi që pasioni dhe përkushtimi i mësuesve të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe artit si misione jetike për shoqërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu