Kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou ka zhvilluar një takim pune me drejtorin rajonal të tatimeve Agron Hasanaj, ku në fokus të diskutimeve kanë qënë buxheti i ri i vitit 2025, reformat e qeverisë shqiptare dhe klima e biznesit në Shkodër. Duke e parë më rëndësi komunikimin me publikun dhe vecanërisht sjelljen ndaj biznesit, ata u ndalën tek përmirësimi i situatës në të gjithë veriun e vendit, ku raportet financiare janë përmirësuar, si dhe informaliteti ka njohur ulje. Mes të tjerash në statusin e tij Ndou thekson:

Një takim pune me drejtorin rajonal të tatimeve Shkodër, z. Agron Hasanaj, ku diskutuam mbi projektbuxhetin e vitit 2025, i cili sjell një zhvillim të metejshëm ekonomik për vendin dhe ulje të borxhit publik. Gjithashtu u ndalëm tek reforma e pensioneve, një hap tjetër i rëndësishëm që po ndërmerr qeveria shqiptare, si dhe tek klima e mirë e biznesit në Shkodër, që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave. Së bashku me drejtorinë rajonale të tatimeve dhe institucionet e tjera vendore e qëndrore, do të sjellim në gjysmën e muajit nëntor, panairin e karrierës dhe punësimit, që do të jetë një ndihmë më shumë për të rinjtë dhe të rejat që të orientohen në tregun e punës. Këshilli i Qarkut Shkodër do të jetë përherë në mbështetje të nismave që kanë në fokus ekonominë dhe zhvillimin e rajonit tonë, me potenciale të jashtëzakonshme.

Të tilla takime me drejtorët rajonal dhe aktorë të rëndësishëm në nivel vendor dhe qëndror, kreu i qarkut Shkodër i ka patur të vazhdueshme, duke vënë theksin tek rëndësia që ka përmirësimi i shërbimeve tek qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu