Kreu i qarkut Shkoder Edmond Ndou vleresoi me certifikate mirenjohje Dhurata Tylin, Kryetare e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.

Statusi i plote:

Sot pata kënaqësinë dhe nderin të vlerësoj me “Certifikatë Mirënjohje” znj. Dhurata Tyli, Kryetare e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve. Ky vlerësim është një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkushtimin e saj të palodhur në nderimin e Dëshmorëve të Atdheut dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjeve të tyre. Angazhimi i saj është një shembull i përgjegjësisë qytetare dhe i dashurisë për vlerat tona kombëtare. Si Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, shpreh vlerësimin tim për punën dhe kontributin e znj.Tyli, duke besuar se figura të tilla forcojnë komunitetin tonë dhe ruajnë me dinjitet kujtesën historike. Padiskutim që kjo ditë ishte edhe më e vecantë pasi përkoi me ditëlindjen e saj, duke i uruar edhe shumë vite të tjera, angazhim dhe përkushtim në këtë detyrë fisnike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu