Kreu i Qarkut Shkoder Edmond Ndou, falenderon per kete kontribut bujar doktor Ormir Bushatin!

Statusi i plote:

Sot pata kënaqësinë të jem i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër se bashku me znj. Reme Lala Drejtoreshen e Pergjithshme te Sherbimit Social Shteteror, drejtoreshen e Sherbimit Social Shkoder znj. Alma Mehmetaj si dhe me drejtues te sherbimit social nga Bashkia Shkoder, ne një investim me vlera të veçanta për dinjitetin dhe mirëqenien e moshës së tretë. Hapja e kabinetit dentar, falë kontributit bujar të stomatologut Ormir Bushati , qe gjej rastin ta falenderoj me zemer per kete gjest humanitar, si dhe vënia në funksion e shërbimit të fizioterapisë, janë hapa konkretë që rrisin cilësinë e shërbimeve për banorët e këtij institucioni. Këto ndërhyrje tregojnë se kur institucionet dhe profesionistët bashkojnë forcat, rezultatet janë të prekshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Një mirënjohje të veçantë kam për drejtorin e Shtëpisë së të Moshuarve, z. Fatjon Hoxha i cili çdo ditë me përkushtim maksimal, vijon të punojë për të përmirësuar kushtet e jetesës për gjyshat e këtij institucioni. Si Kryetar i Qarkut Shkodër, mbetem i angazhuar për të mbështetur çdo iniciativë që forcon shërbimet sociale dhe vendos në qendër të vëmendjes kujdesin për ata që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë. Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu