Ballina Aktualitet Kreu i policisë bën bilancin e mega-operacionit në shtatë rrethe: Mijëra njerëz...

Kreu i policisë bën bilancin e mega-operacionit në shtatë rrethe: Mijëra njerëz të proceduar, qindra kg drogë e sekuestruar

Kreu i Policisë së Shtëtit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë të jashtë zakonshme për shtyp sëbashku me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ku dhanë detaje për mega-operacionin e nisur që mbrëmjen e djeshme.

Ai deklaroi se hetimet për këtë operacion kanë nisur prej 8 muajsh, ndërsa janë iniciuar për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Në sajë të megaoperacionit “Tempulli” janë sekuestruar mbi 800 kg kanabis, mbi 60 kg kokainë, mbi 15 kg heroinë dhe ekstazi.

Sakaq janë proceduar në gjendje të lirë mbi 1 mijë persona, janë lëshuar 296 masa arresti me burg, 214 masa sigurie, 19 arrestime në flagrancë, 82 të shpallur në kërkim si dhe janë lëshuar 356 urdhra për kontrolle në banesa e ambiente të tjera.

Rrumbullaku tha se pjesa më e madhe e të arrestuarve, u përkasin 23 grupeve kriminale në vend.

Muhamet Rrumbullaku: “Janë sekuesteruar mijëra doza kokainë, ekstazi, kanabis, opium. Janë identifikuar qindra shtetas që nëpërmjet veprimtarisë së tyre kriminale tentojnë të infektojnë tempujt e dijes.

Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kg kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë finalizuar 32 operacione.

Bazuar në aktet proceduriale janë miratuar 296 masa arrestimesh 396 kontrolle 214 masa sigurimi, arrest në flagrancë 19 persona

Janë shpallur në kërkim 82 persona pjesë të 23 grupe kriminale, lëndë narkotike kokainë, kanabsi sativa, armë zjarri armë të ftohta, celularë mjete peshuese paketues. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks