Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në SPAK. Burime bëjnë me dije se ka disa c çështje të hapura për Metën në SPAK, siç është ajo për CEZ-DIA, lobimi me SHBA dhe një kallëzim që ka të bëjë me shpenzimet në një klinikë në Vjenë nga Monika Kryemadhi. 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK. Ai tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, duke e cilësuar si telenovelë. 

“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.

Këto çështje janë bashkuar në një të vetme. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta shkon në SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu