Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, zhvilloi një takim me gra dhe vajza të qytetit, në një aktivitet të organizuar së bashku me Kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas Shkodër, Imelda Kraja.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrëset ndanë mendime, shqetësime dhe aspirata, duke theksuar rolin e rëndësishëm të grave në shoqëri dhe në proceset e ndryshimit. Çylybyli vlerësoi energjinë dhe idetë e grave shkodrane, duke nënvizuar se bashkimi i tyre përbën një forcë të rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin e komunitetit.
Statusi plote:
Sot pata kënaqësinë të jem, së bashku me Kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas Shkodër, znj. Imelda Kraja, mes grave dhe vajzave frymëzuese, plot energji dhe ide.
Në këtë takim të veçantë ndamë mendime, shqetësime dhe ëndrra, duke dëshmuar edhe një herë se kur gratë bashkohen, shndërrohen në një forcë të fuqishme për ndryshim.
Faleminderit nga zemra çdo gruaje që ishte pjesë e këtij bashkëbisedimi 🤝
Një urim i veçantë për Flutra Shima — i urojmë 100 vite të lumtura! Një model dhe frymëzim për nënat dhe gratë, një grua vërtet e jashtëzakonshme.






