Postriba ka qene ndalesa e radhes e prezantimit te kryetarit te PD Shkoder Ardit Çylybyli. Ai ftoi demokratet ne perkujtimin e 2 prillit, si dhe ne protesten e 17 prillit.
statusi plote:
Në Postribën qëndrestare, mes demokratëve me të cilët kemi zhvilluar beteja të shumta, e kemi arritur të dalim faqebardhë nga kjo zonë. Kënaqësi që krah deputetit z.Bardh Spahia, z. Muhamet Uraj, kryetar grupseksioni dhe z. Besnik Kastrati sekretar politik, të prezantohesha përpara strukturave të kësaj njësie administrative, e të bashkëbisedoja me anëtarësinë mbi riorganizimin e forcës tonë politike. Fokusi ynë janë zgjedhjet e brendshme në çdo nivel, përkujtimi i 2 Prillit, si dhe mobilizimi për protestën kombëtare të 17 Prillit në Tiranë. Partia Demokratike në Shkodër ka potencialin, energjinë dhe vendosmërinë për t’u ringritur më e fortë dhe më pranë qytetarëve. PD është familja jonë e madhe politike që na bashkon rreth vlerave, dhe mbetet alternativa e vetme e përfaqësimit dinjitoz të çdo shqiptari të ndershëm. Prandaj çdo garë, çdo përfaqësim, çdo rrugë e nisur, ka një mision, atë të shpëtimit të Shqipërisë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit! Faleminderit të gjithë strukturave për pjesëmarrjen, seriozitetin dhe përkushtimin. Bashkë, me përgjegjësi dhe vizion✌🏻






