Ballina Politike Kreu i PD Ardit Çylybyli fton qytetarët e Shkodrës në ceremoninë për...

Kreu i PD Ardit Çylybyli fton qytetarët e Shkodrës në ceremoninë për përkujtimin e 2 Prillit 1991

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve që t’i bashkohen ceremonisë përkujtimore të Ngjarjet e 2 Prillit 1991, një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Përmes një statusi publik, Çylybyli bëri të ditur se, së bashku me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), kanë shpërndarë fletushka në qytet dhe kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin përkujtimor.

Statusi i plotë:

2 Prilli 1991, një datë që nuk duhet harruar dhe që është shkruar me gërma të arta në historinë e Shkodrës dhe Shqipërisë pluraliste!

Së bashku me të rinjtë e FRPD, shpërndamë fletushka dhe i bëmë një ftese publike bashkëqytetarëve tanë, që të marrin pjesë në përkujtimin e 2 Prillit 1991, një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e pluralizmit dhe të demokracisë shqiptare.

2 Prilli nuk është thjesht një datë, por një simbol i qëndresës qytetare, i sakrificës për liri dhe i përballjes me një regjim që për dekada mohoi të drejtat themelore. Përkujtimi i kësaj dite është një detyrim moral dhe qytetar, për të nderuar ata që kontribuan në rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokracisë. Në një kohë kur zhvillimet politike në vend kërkojnë më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe angazhim qytetar, rikthimi te vlerat e 2 Prillit shërben si një kujtesë e fortë për rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë dhe të institucioneve. Vetëm duke reflektuar mbi të kaluarën, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks