Kryepiskopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është takuar këtë të premte me Papa Leoni XIV, në një audiencë private në Vatikan.

Takimi i zhvilluar pas pjesëmarrjes në eventin ndërkombëtar për paqen u cilësua si moment historik i dialogut dhe vëllazërisë së krishterë.

Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e paqes, ndalimit të luftrave dhe kujdesit ndaj të rinjve si shpresa e së ardhmes.

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit dhe harmonisë ndërfetare. Në përfundim, u shkëmbyen dhurata simbolike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu