Kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Shkodrës Edmond Ndou, reagoi pas mbledhjes së parë për vitin 2026. Ndou thekson se prioriteti i punës së tyre do të mbetet zhvillimi i qytetit përmes investimeve dhe projekteve konkrete. Ai theksoi se vendimmarrja do të vijojë me përgjegjësi dhe seriozitet, në funksion të interesit të qytetarëve, duke vënë në qendër dëgjimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.
Statusi i plote:
Në mbledhjen e parë të vitit 2026 të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Me të njëjtën përgjegjësi dhe seriozitet për të punuar e marrë vendime në të mirë të Shkodrës. Kemi zgjedhur që rruga jonë te jetë vetëm një, ajo e investimeve, e projekteve që sjellin zhvillim, e të qenurit pranë qytetarëve, duke i dëgjuar problematikat e tyre, e duke gjetur zgjidhjet e duhura. Shumë punë e ndryshime janë bërë në pak muaj për Shkodrën, e shumë të tjera na presin në vazhdimësi, pasi Partia Socialiste ka zgjedhur të flasë me punë e zhvillim, për Shkodrën dhe Shqipërinë 2030. Keqardhje që kjo punë e nisur dhe rruga që po ndjekim, ka përballë si alternativë, politikën e vjetër që vetëm bllokon e bën zhurmuesin. E njëjta gjuhë që në gjithë këto vite, e ka lënë Shkodrën të degradojë deri në atë pikë, sa fatkeqësisht e ktheu në një qytet që përdorej vetëm për lojërat politike, e nuk flitej për programe zhvillimore. Kjo kohë ka marrë fund dhe nuk i shërben askujt, aq më pak zhvillimit të Shkodrës, që ecën e përparon si të gjitha qytetet evropiane. Një shfaqje të tillë të shëmtuar politike, në parlamentin e vogël të qytetit tonë, e as në skenen vendore politike, nuk e meritojnë bashkëqytetarët tanë dhe as Shkodra. Për Partinë Socialiste ka vetëm një rrugë: Punë dhe Investime që i shërbejnë Vizionit për Shqipërinë Evropiane 2030🇦🇱🇪🇺






