Kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Shkodër, Edmond Ndou, ka reaguar ndaj kritikave dhe akuzave të opozitës, duke theksuar se qyteti po përjeton investimet më të mëdha të 35 viteve të fundit. Sipas tij, puna konkrete dhe projektet në terren janë përgjigjja më e fortë ndaj çdo tentative për baltosje të ndryshimit.

Statusi plotë:

Në një kohë kur Shkodra po njeh investimet më të mëdha në historinë e këtyre 35 viteve, e ndryshimi është i dukshëm si në projektet e reja ashtu edhe në menaxhim, fatkeqësisht përbaltja dhe tentativat për të nxirë çdo gjë nuk mungojnë. Retorika e vjetër e një politike të dalë mode, në Shkodër vijon të jetë prezente, nga të njëjtit njerëz që i kishin të gjitha instrumentat për të bërë diçka, e për ta ndryshuar këtë realitet dhe nuk e bënë kurre.
Sot që gjërat janë ndryshe, e në Shkodër punët nuk ndalen, të frikësuar nga ndryshimi i qytetit, kërkojnë të shpikin situata që më herët ishin kthyer në makthin e bashkëqytetarëve tanë, qofshin ato me përmbytjet, pastrimin e territorit, ofrimin e shërbimeve etj, etj …
Shkodra sot nuk ka më kohë për të humbur, e aq më pak të kthehet pas, në një të shkuar jo shumë të largët, kur qyteti vuante për gjërat më bazike. Partia Socialiste përmes programit dhe vizionit të saj, e ka të qartë se si është e projektuar e ardhmja për Shkodrën dhe Shqipërinë 2030.
Investimet dhe ndryshimi rrënjësor i qytetit do të jenë përgjigjia jonë ndaj çdo shpifje e baltosje, me punë konkrete në terren që Bashkia Shkodër po i vijon ditë pas dite, për t’i dhënë Shkodrës, pamjen që meriton, atë të një kryeqendre evropiane për të gjithë rajonin.
Te vazhdojne te flasin ne vazhdojme me punet🤗

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu