Ballina Aktualitet Kremtimi i meshës së shenjtë të Shën Kollit në Shkodër

Kremtimi i meshës së shenjtë të Shën Kollit në Shkodër

Besimtarët katolik festojnë festën e shenjtë të Shën Kollit. Në kishën që mban emrin e këtij shenjti në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra. Gjatë fjalës së tij Massafra teksa uroi festën tha se gjithnjë e më shumë po largohemi nga besimi në Zot.

Massafra i bëri thirrje prindërve që të edukojnë siç duhet fëmijët në mënyrë që të mos armatosen as në duar as në shpirt.

Shën Nikolli është një ndër shenjtorët e dëshmitarët e Krishtit më të nderuar nga besimtarët e krishterë si dhe ata shqiptarë, të të gjitha krahinave. Shën Nikolla u dallua për fenë e gjallë në mësuesin Hyjnor, Jezu Krishtin dhe posaçërisht për kujdesin dhe ndihmën për të varfërit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks