Këtë vit, 80 mjekë dhe infermierë do të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot mesazhin e Najada Qoses, mjeke pediatre në spitalin e Kuçovës, e cila është një nga përfitueset e programit me 0% interes për blerjen e një banese për punonjësit e administratës publike.

Ministrja Koçiu tha se që prej nisjes së programit në vitin 2023, mbi 220 mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin janë mbështetur për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.

Nga ana e saj, mjekja Qose thotë se prej tre vitesh është pjesë e spitalit të Kavajës dhe kjo i mundësoi që të aplikoi për përfitimin e një banese me 0% interes.

“Tashmë, jam përfituese e programit dhe gëzoj shtëpinë time në Tiranë”, tha Qose.

Përfituesit e këtij programi duhet të jenë të punësuar në administratën publike. Të mos kenë një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit.

Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar dhe të mos jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu