Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. “PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, do të mbajë nr.1 në fletën e votimit, ndërsa PS do të jetë e pesta. I dyti në radhitje, do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”. Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa në fund është renditur PSD e Tom Doshit.
Renditja:
- PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore
- “Lëvizja Bashkë”
- “Lëvizja Atdheu”
- Koalicioni Euroatlantik
- Partia Socialiste
- Nisma “Shqipëria Bëhet”
- Partia “Aleanca Shqiptare”
- Aleanca “Demokracia e Re”
- Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
- Partia Mundësia
- PSD