Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet nga buxheti i shtetit që do t’u shpërndahen partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.

Ndarja e fondeve është përcaktuar në bazë të rezultateve në zgjedhjet e fundit dhe numrit të votave të marra nga secila parti.

Në total, KQZ ka një buxhet prej 131.201.816 lekësh, që është shpërndarë si më poshtë:

1. Partia Demokratike (PD) – 44.818.545

2. Partia Republikane (PR) – 2.689.112,70

3. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 896.370,90

4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 65.291.390

5. Partia e Lirisë (PL) – 9.140.730

6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) – 1.792.735

7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 896.370,90

8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) – 896.370,90

9. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) – 896.370,90

10. Partia Socialdemokrate (PSD) – 3.015.375

11 Partia Nisma Thurje (NISMA) – 868.445

Në bazë të kodit zgjedhor fondi i përcaktuar për t’iu shpërndarë i jepet secilës parti jo më vonë se 5 ditë nga regjistrimi i listave shumemërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu