Ballina Politike KQZ i jep mandatin Benet Becit në krye të bashkisë së Shkodrës

KQZ i jep mandatin Benet Becit në krye të bashkisë së Shkodrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) mandatoi Benet Becin, mbështetur nga Partia Socialiste, si kryetar të bashkisë së Shkodrës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se, në kutitë e votimeve u gjetën gjithsej 58 746 fletë votimi, nga të cilat 1 311 ishin të pavlefshme.

Celibashi po ashtu theksoi se, kandidati i mbështetur nga PS, Benet Beci mori 34 531 vota, ndërsa kandidati i mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë“ mori 22 804 vota.

Sa i takon këshillit bashkiak, Celibashi tha se, në kuti u gjetën gjithsej 58 735 vota, nga të cilat 56 480 ishin vota të vlefshme.

PS mori 17 963 vota, ndërsa koalicioni “Bashkë fitojmë“ 13 177 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks